Deodoranti natyral, të cilin mund ta bëni për pesë minuta

  • A.P /
  • 07 April 2021 - 15:47
Deodoranti natyral, të cilin mund ta bëni për pesë minuta

Gjatë ngrohtësive djersitemi, ndërsa kjo shkakton edhe erë të pakëndshme, për shkak të së cilës nuk ndjehemi mirë kur jemi afër dikujt, e për ta parandaluar këtë përdorim deodorant. Deodoranti natyral do t'ju mbrojë nga aroma e pakëndshme e djersitjes madje edhe më mirë sesa ai nga dyqani. Krejt për çfarë keni nevojë janë soda e bukës, niseshteja e misrit dhe vaji i ullirit. Receta është shumë e thjeshtë dhe e gatshme për vetëm disa minuta.

Në një enë i qitni të gjithë përbërësit: 1 lugë me sodë të bukës në dy lugë të niseshtesë së misrit, si dhe disa pika vaj ulliri. Të gjitha i përzini mirë dhe do ta fitoni një përzierje pluhurore të cilën duhet ta vendosni në një enë të mbyllur. Kjo është pra receta e thjeshtë për deodorant natyral me aromë të këndshme dhe për "ilaç" kundër djersës së shkaktuar nga temperaturat e larta verore. 

(Kosova Sot Online)