Preparati më i mirë kundër qërimit dhe çarjes së thonjve

  • A.P /
  • 14 April 2021 - 07:41
Preparati më i mirë kundër qërimit dhe çarjes së thonjve

Dëshironi të keni thonj të bukur, të gjatë, të fortë dhe shkëlqyes, por ata vazhdimisht ju çahen, apo qërohen? Nëse po, atëherë dijeni se, me këtë preparat, rezultatet do t'i shihni shumë shpejt. Përndryshe, përpos recetës së mëposhtme për llakun shërues, provoni edhe këtë: Shtypeni një thelb të hudhrës dhe fërkoni thonjtë me të. Mbajeni rreth gjysmë ore, e më pas lani duart. Në mënyrë që sa më lehtë ta largoni erën e keqe të hudhrës, fërkojeni pak limon në duar. Është dëshmuar se hudhra është efikase për forcimin e thonjve dhe rrënjës së tyre.

RECETA E LLAKUT PËR FORCIMIN DHE PËRSHPEJTIMIN E RRITJES SË THONJVE:

Merreni një thelb të hudhrës dhe grijeni imtë, duke e vendosur në një llak thonjsh, pa ngjyrë. Lëreni llakun e tillë që të qëndrojë 48 orë. Lyeni thonjtë çdo të dytën ditë. Për 5 herë me radhë mos i hiqni shtresat e llakut. Më pas, hiqeni llakun dhe lyeni thonjtë përsëri. Për një kohë të shkurtër (2-3 javë) do të mbeteni të kënaqur, meqë do të keni thonj të fortë, të cilët më nuk do të qërohen.

(Kosova Sot Online)