Krem nga majdanozi, që dhuron bukuri për femrat
Përbërësit për krem:
-50 gr gjethe të freskëta majdanoz
-120 ml vaj ulliri
-10 gr dyllë të bletëve
Piqni majdanozin në vaj në temperaturë të ulët për gjysmë ore. Përzieni dhe nxirrni lëngun nga gjethet. Pas gjysmë ore gjethet marrin ngjyrë të errët. Masën e hidhni në enë prej xhami, e mbyllni dhe e ruani për 2-3 ditë në vend të ngrohtë. Mund të shtoni vaj eterik të livandës në fund. Pas tri ditëve, e depërtoni nëpër gazën sterile. E ngrohni përsëri dhe shtoni dyllin. Kremi mund të përdoret për masazh, prandaj edhe shtohen disa vajra. Me masazh përmirësoni qarkullimin e gjakut. Sidomos është mirë t’u bëni masazh këmbëve, kundër kapilarëve dhe celulitit.
(Kosova Sot)