Rolet që aktorët kishin frikë për t'i pranuar

  • 14 June 2017 - 17:14
Rolet që aktorët kishin frikë për t'i pranuar

Michelle Pfeiffer kishte refuzuar rolin si pasojë e dhunës dhe errësirës së tepërme në film

Gjërat normale, që njerëzit ua kanë frikën janë: fantazmat, mumiet, errësira, merimangat. Prej ngase kanë frikë aktorët? Që të marrin role të caktuara. Nganjëherë aktorët vetëm kalojnë pranë një filmi apo libri, sepse ata shtiren se janë njerëz të tjerë, duke mos e parashikuar të ardhmen. Qoftë nga frika se si do të reagojnë adhuruesit e tyre, frika e përgjithshme e filmit apo vetëm frika e drejtpërdrejtë e skenarit të keq, shumë aktorë të famshëm kanë refuzuar role për arsye krejt legjitime.

Michelle Pfeiffer: Clarice Starling në "Silence of the Lambs"

Michelle Pfeiffer nuk ka frikë ta pranojë se kishte shumë frikë për të pranuar rolin në filmin "Silence of the Lambs". Siç ka zbuluar "Empire", duke xhiruar filmin, ajo kishte refuzuar rolin si pasojë e dhunës dhe errësirës së tepërme në film, një refuzim ky për regjisorin Jonathan Demme, i cili kishte punuar me aktoren paraprakisht dhe Pfeiffer ishte zgjedhja e tij e parë për rolin e Clarice Starling. Ai kishte shikuar edhe për shumë aktore të tjera, para se të përcaktohej për Jodie Foster. Thënë drejt, as ne nuk do të mund të dëshironim të jemi ballë për ballë me Hannibal Lecter edhe nëse do të Mark Wahlberg: Jack Twist në "Brokeback Mountain"

Mark Wahlberg-ut në mënyrë origjinale i ishte ofruar roli i Jack Twist në filmin "Brokeback Mountain", të cilin e kishte refuzuar porsa kishte lexuar 15 faqet e para të skenarit, duke lejuar që frika nga filmat për temën me homoseksualë të peshonte në potencialin e rolit për të. Wahlberg e ka pranuar se ishte "tmerruar" nga tregimi për dashurinë e ndaluar midis dy kaubojve, dhe i kishte thënë regjisorit aftësinë e tij për bërjen e filmave të mirë, por nuk ishte në vullnet për të biseduar për një film si ky. Rolin e tij, e kishte marrë Gyllenhaal dhe Heath Ledger, derisa nominimi i Gyllenhaal për 'Oskar' për punën në film mund të ketë qenë qesharak për Wahlberg, kur ta ketë lexuar. Brad Pitt: Edwin Epps në "12 Years a Slave" Filmi "12 Years a Slave" është një nga dramat më të vlerësuara që doli nga sistemi i studiove të mëdha viteve të fundit, por sikurse që aktori Brad Pitt kishte thënë për "Mirror", ai kishte refuzuar rolin e Edwin Epps, sepse kishte frikë nga ajo se çfarë do të thoshin dhe mendonin fëmijët e tij kur ta shihnin si zotërues sllavësh në film.

Chris Pratt:

Peter Quill në "Guardians of the Galaxy" E dimë se Chris Pratt në fakt e kishte pranuar rolin në filmin "Guardians of the Galaxy", por para se të ndihmonte në shpë- timin e gjithësisë si "Star-Lord", në mënyrë origjinale ai i ishte qasur rolit. Në fillim ishte menduar se ishte tepër i trashë për të aktruar rolin e superheroit, dhe se kishte frikë nga të njëjtat ndjenja të refuzimit kur kishte kaluar për "Star Trek" dhe "Avatar". Një adhurues i madh i filmave të zhanrit aksion, Pratt më vonë u ballafaqua me frikën dhe fitoi zemrat e gardianëve kudo që janë. Me të drejtë ky është një tregim për jetën e vërtetë të superheroit. 

Denzel Washington:

Detektivi David Mills në "Se7en" Derisa kishte folur për revistën "GQ", aktori i famshëm Denzel Washington kishte pranuar haptas se ishte shumë pishman se kishte refuzuar paraqitjen e tij në këtë klasik të David Fincher, që ka të bëjë me vrasësin serial, duke përdorur shtatë mëkatet vdekjeprurëse si shabllon. Siç ai ka shpjeguar, skenari ishte "shumë i errët dhe i lig"-megjithëse kur shikojmë çiftin e aktorëve Brad Pitt dhe Morgan Freeman-in në film, ai ndihet më mirë për filmin. 

Jennifer Hudson:

Precious në "Precious" Vajzës ëndërrimtare si Jennifer Hudson i ishte ofruar roli kryesor në filmin "Precious", por e kishte refuzuar. Vendimi, sipas saj, kishte të bënte me shtimin e detyrueshëm në peshë për rolin, por më vonë kishte thënë se refuzimi më shumë kishte të bënte me atë që kishte në skenar. "Jam besimtare e fortë e asaj se çfarë është shkruar për ty", ka thënë Hudson për "Huffington Post". "Unë nuk e kam refuzuar rolin në lidhje me peshën. Unë kam ndier se personazhi po bënte gjëra, së paku në skenarin që e pata, nuk ishte nevojë t'i bëja".

(Kosova Sot)