Vesa dhe Fatjeta e sjellin remix këngën 'Pashë dy sytë'

  • A.P /
  • 10 April 2024 - 18:00
Vesa dhe Fatjeta e sjellin remix këngën 'Pashë dy sytë'

Dy këngëtaret e njohura Vesa Luma dhe Fatjeta Barbullushi, kanë zgjedhur ditën e Fitër Bajramit, për ta publikuar këngën e re,  shkrua gazeta "Kosova Sot Online".

Kënga e Fatjetës "Pashë dy sytë" tani vjen remix nga Vesa dhe Fatjeta.

 

Për publikimin e këngës Vesa ka theksuar "Mëngjesi i Bajramit vjen me këtë remix të nje prej këngëve më të bukura shqiptare që Fatjeta Barbullushi ka sjell para disa vitesh.Uroj ta shijoni".

Derisa Fatjeta ka shkruar se E nisim këtë nadje me Vesa Luma dhe Fatjetën, për me ju uru festë çdo ditë të jetës në tokë pa nevojën e datave, ditve apo gjithçkaje që ndan. Mu bashku me Vesën në kyt kangë, asht dashni n’vedi, mirnjohje, knaqsi dhe supër energji që vjen për me ju shoqnu n’ritëm kur t’kceni dhe të zgjedhni mi kcy edhe nji kangë melankolike, n’kontekstin nostalgjik". 

Premierë: Remixi i hitit 'Pashë dy sytë' nga Vesa Luma dhe Fatjeta Barbullushi...

(Kosova Sot Online)