Aktori i njohur largohet nga spektakli pas problemeve shëndetësore, video e tij nga spitali (Video) - Kulturë - Kosova Sot
Aktori i njohur largohet nga spektakli pas problemeve shëndetësore, video e tij nga spitali (Video)

Aktori i njohur largohet nga spektakli pas problemeve shëndetësore, video e tij nga spitali (Video)

Mehdi Malkaj, aktori brilant i skenës dhe teatrit pësoi një lëndim në gju gjatë përgatitjes intensive të koreografive per Dance With Me. Ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve nuk ishte e mjaftueshme që ai të rikuperohej plotësisht për të vazhduar garën për çmimin e madh. Ata vendosën që Malkaj duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Nga spitali, ai kishte një mesazh për partneren e tij në kërcim, Aurela Hoxha: “Mikja ime e mirë, partnerja ime e shkëlqyer, të kam shumë xhan! Të dua shumë. Më vjen keq që e ndërpret këtu sfidën, por nuk kam ç’bëj, është defekt fizik. Të uroj shumë suksese, rrugë të mbarë në fusha të tjera, në rrugën tënde, në punën tënde, në ëndrrat e tua. Të dua shumë.”

Por, fatmirësisht, mjekët thonë se Malkaj së shpejti do të rikuperohet plotësisht. “Gjuri do të rikthehet në funksion siç e ke pasur më përpara.

(Kosova Sot)

12 orë e 24 minuta më parë
16/12/18