Aktorët që u bënë të famshëm me hile

  • 15 March 2018 - 19:44
Aktorët që u bënë të famshëm me hile

KRISTEN STEWART NUK KA ASPAK TALENT

Stallone nuk ka sjellë në ekran asnjë rol tjetër për të qenë

 

Image

 

SYLVESTER STALLONE NUK KA DIVERSITET

Le ta themi që në fillim: "Rocky" është njëri prej filmave më të mirë që janë bërë ndonjëherë dhe performanca e Sylvester Stallone's në rolin kryesor, ka merita të mëdha në këtë drejtim. Por, në filmat që pasuan, Stallone nuk ndryshoi thuajse aspak tipin e personazhit. Thënë këtë, mund të themi se përpos personazhit të Rocky Balboas, Stallone nuk ka sjellë në ekran asnjë rol tjetër për të qenë. Mashtrimi qëndron te fakti se Rocky ishte filmi i tij i parë, duke bërë të tjerët që të besojnë se ai ishte aktor i madh.

Image

KEVIN COSTNER NUK ËSHTË AQ I KEQ 

Mirë, mirë! Ndoshta aktori Kevin Costner nuk është edhe aq i keq, sa të tjerët në këtë listë. Roli që ia siguroi nominimin 'Oscar', ai në filmin "Dances With Wolves" ishte ndër performancat më të këqija të tij, por në shumë filma dhe seri tjera TV ai ka qenë mbi mesataren. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kostnerin si regjisor. Ai pa dyshim se është njëri prej regjisorëve më pretenciozë dhe me vetëbesimin më të lartë (të tepruar), që është parë ndonjëherë. Kur lejohet që të bëjë çkado që të dojë, si aktor, instinkti kryesor i Costner-it është që t'i japë vetes një vëmendje të tepruar në film.

Image

KRISTEN STEWART IA PA HAIRIN "TWILIGHT"

Kristen Stewart më së shumti e meriton të jetë në këtë listë, meqë ajo nuk ka aspak talent. Se s'i u bënë punët dhe ajo mori rolin në franshizën "Twilight" dhe u bë emër i njohur. Përpos emrit, ajo mori edhe shumë para. Më pas, ajo tentoi që ta rikonfirmonte, gjoja, talentin, në filma të tjerë, por tërë ajo që solli, ishte dështim pas dështimi. Roli i saj i vetëm i pranueshëm ishte roli komik në filmin "Adventureland", por çdo përpjekje e saj për të shkëlqyer në role dramatike, ka dështuar, meqë duket sikur i mungon Edwardi i saj, gjë që atë e bën konfuze.

Image

CASEY AFFLECK ËSHTË I DYSHIMTË

Për shumë vite, Casey Affleck thjesht ishte vëllai i vogël, më i çuditshëm i Ben Affleck'ut dhe, sikur kjo të ishte kështu edhe sot, ai me gjasë nuk do të gjendej në këtë listë. Por, kushedi pse, gjatë viteve të fundit, Casey ka marrë një konsideratë më të madhe si aktor, sesa Ben. Në një mënyrë, a tjetër, kjo është shumë e dyshimtë. Pa marrë parasysh a paraqitet si qyqari Robert Ford; vetmitari me emrin Jim, ose duke marrë nominimin për Oskar, për filmin "Manchester by the Sea", kualiteti përcaktues i roleve të tij është një depresion i thellë. Edhe ndokush pa kurrfarë talenti a shkollimi për aktrim, mund ta bëjë këtë, prandaj nuk është e udhës që ai të lavdërohet për një gjë të tillë.

Image

 

ASHTON KUTCHER, NË "REALITY TV" Ka një arsye pse shumë pak njerëz, që bëhen të famshëm duke luajtur role të personazheve të krisura, apo komike, më pas tentojnë që të bëhen aktorë të roleve 'serioze'. Bile edhe njerëzit që preferojnë rolet e tilla, e dinë se aktorët e këtyre roleve kanë një kufi relativisht të madh. Ky ishte rasti me aktorin Ashton Kutcher, i cili u bë i famshëm si Michael Kelso në serinë "That '70s". Që nga fillimi mund të thuhej se Kutcher ishte aktori më i keq nga të gjithë, sa që ai rrallë ndihej sikur ishte në të njëjtën dhomë me ta. Sa herë që tentoi të luante role serioze, ai dështoi. Ky trend vazhdoi përgjatë tërë karrierës së tij. Ka të ngjarë që karriera e tij e aktrimit të mbarojë së shpejti.

Image

 

KEANU REEVES NUK MERITON ROLE KRYESORE

Ndoshta ju ka habitur ky titull, por kur Keanu Reeves u caktua në rolin kryesor të filmit "Bill & Ted's Excellent Adventure", askush nuk u ankua. Puna e tij në vazhdimin e këtij filmi, "Bogus Journey" po ashtu dukej e përshtatshme. Sens kishte edhe paraqitja e tij në filmin "Point Break". Por, sapo Reeves pushoi së luajturi rolet e bizarëve trutharë, duke tentuar që të bëhej serioz, ai u bë i papranueshëm për shikuesit. dhe pse bëri miliarda dollarë në 'box office' në filmat "The Matrix", aktrimi i Reeves'it ishte kritikuar si 'i drunjtë' dhe i thatë. Nuk habitë fakti që Reeves ka marrë kaq pak shpërblime. Por, përkundër aftësive të dobëta për aktrim, ai vazhdon që të ketë sukses të madh në box office.

(Kosova Sot)