'Mamma Mia! Here We Go Again' dhe 'The Equalizer 2' debutojnë me më shumë fitime se parashikimet

  • 23 July 2018 - 08:45
'Mamma Mia! Here We Go Again' dhe 'The Equalizer 2' debutojnë me më shumë fitime se parashikimet
Washington reprizon rolin e tij si një agjent i pensionuar i CIA-së

Filmi "Mamma Mia! Here We Go Again", nëpër lokacionet nëpër Amerikën e veriut është shfaqur në 3,317 të tilla, ka vjelë 30 milionë drejt një korridori prej 36 milionë, derisa filmi tjetër "The Equalizer 2" është llogaritur se do të fitonte 27 milionë deri 32 milionë nga 3,388 lokacione ku shfaqet

F ilmi i kompanisë së njohur të filmit "Universal" me titull "Mamma Mia! Here We Go Again" dhe ai i kompanisë "Sony", me titull "The Equalizer 2", që të dy janë në rrugën e tyre për parashikimet nëpër arkat filmike, me një shifër prej 39 milionë dollarë amerikanë dhe 33.21 milionë dollarë , respektivisht. Filmi "Mamma Mia! Here We Go Again", nëpër lokacionet nëpër Amerikën e veriut është shfaqur në 3,317 të tilla, ka vjelë 30 milionë drejt një korridori prej 36 milionë, derisa filmi tjetër "The Equalizer 2" është llogaritur se do të fitonte 27 milionë deri 32 milionë nga 3,388 lokacione ku shfaqet.

Gjyshja e Sophie-s Filmi origjinal "Mamma Mia!" - bazuar në mjuziklin që për kohë të gjatë ka qenë në shtegun e Londrës në lidhje me këngët e grupit "Abba" - është hapur me një shifër prej 27 milionë në të njëjtin vikend një dekadë më parë dhe fitimet në tregun brenda i ka përmbyllur me 145 milionë dollarë, kurse nëpër botë në tërësi ka fituar 615 milionë, derisa filmi kishte një buxhet prej 52 milion dollarë amerikanë. Filmi tregon se si Meryl Streep si Donna ka takuar tre burra që Amanda Seyfried si Sophie i kishte ftuar në dasmën e saj në filmin e vitit 2008 - yjet si, përfshihen edhe Amanda Seyfried, Meryl Streep, Pierce Brosnan, Stellan Skarsgard, Colin Firth, Christine Baranski, Julie Walters dhe Dominic Cooper. Cher dhe Lily James po ashtu i janë bashkuar grupit të aktorëve si gjyshja e Sophie-s dhe vetja e re si Donna, respektivisht. Ol Parker e ka bërë regjinë nga skripta e tij. "Here We Go Again" është hapur në 41 tregje këtë fundjavë përfshirë edhe tregjet e mëdha si në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë, Gjermani, Australi, Suedi dhe në Spanjë. Filmi u hap në pozitën e parë në 24 tregje dhe ka fituar 20.7 milionë dollarë deri të premten. Filmi i aktorit të njohur amerikan Denzel Washingon, me titull "The Equalizer 2" ka arritur në shifrat prej 13.5 milionë dollarë të premten, përfshirë 3.1 milionë dollarë nga shfaqjet e ditës së enjte. Kështu, aktori amerikan Washington reprizon rolin e tij si një agjent i pensionuar i CIA-s, Robert McCall në vazhdimin e tij të parë në karrierën si aktor. Antoine Fuqua kthehet për të bërë regjinë në bashkë-aktrimin me Pedro Pascal, Ashton Sanders, Melissa Leo dhe Bill Pullman. McCall ka për detyrë që të merret me vrasësit e personazhit të Leo-s derisa merret me një ekip vrasësish profesionist. Pjesa e parë e filmit "Equalizer" që ishte lansuar në vitin 2014 me 35 milion dhe kishte arritur deri te shifrat 192 milionë në mbarë botën, përfshirë edhe 101 milionë në Amerikën veriore.

Ekipi i vrasësve profesionistë Filmi i kompanisë 'Sony", me titull "Hotel Transylvania 3: Summer Vacation" do të duhej ta përfundonte fundjavën e dytë në vendin e tretë me më shumë se 21 milionë dollarë nga 4,267 lokacione. Filmi i animuar ka fituar 74 milionë dollarë në vend në shtatë ditët e para të shfaqjes dhe 53 milion tjera në rrafshin ndërkombëtar. Filmi "AntMan and the Wasp" do të fitojë edhe 15 milionë të tjera këtë fundjavë për të arritur në167 milionë në tregun vendor dhe vendoset në vendin e katërt. Filmi nga "The Disney-Marvel" ka fituar edhe 150 milionë të tjera përtej oqeanit për një shifër totale prej 303 milionë. Vendi i pestë është një garë midis "Incredibles 2" dhe filmit të ishmundësit Dwayne Johnson, me titull "Skyscraper" e që të dy kanë fituar nga 10 milionë secili. "Incredibles 2" tash është në fundjavën e gjashtë, që ende ka shikues derisa filmi nga 'Universal', "Skyscraper" ka zhgënjyer në debutimin e vet me vetëm 24.9 milionë dollarë. Deri më tani, "Incredibles 2" ka pushtuar arkat e filmit, duke fituar 548 milionë dollarë dhe 322 milionë tjera përtej oqeanit duke fituar një total prej 871 milion dollarë. 

(Kosova Sot)