Vdes “mbretëresha e soulit”, Aretha Franklin
Ka vdekur në moshën 76 vjeçare mbretëresha e muzikës soul, Aretha Franklin, raporton BBC. Gruaja e parë që kishte hyrë në “Rock and Roll Hall of Fame”, ka vdekur sot në Detroit.
Këngëtarja legjendare ishte diagnostifikuar me kancer më 2010, dhe në vitin e kaluar kishte konfirmuar pensionimin nga muzika.
Performancën e fundit e kishte dhënë në nëntorin e vitit të kaluar në New York.
(Kosova Sot)