Willem Dafoe: Suksesi të korrupton

  • 20 November 2018 - 16:50
Willem Dafoe: Suksesi të korrupton

Van Gogh dhe Dafoe kanë të përbashkët një kreativitet të pashoq

Në filmin e tij të ri biografik, "At Eternity's Gate" -film i cili mund t'ia sjellë Dafoes nominimin e katërt për Oskar -artisti i shndërruar në regjisor, Julian Schnabel, vendos një brushë në duart e Dafoe-s dhe një flaster mbi vesh dhe ai papritmas bëhet sikur Vincent Van Gogh.

Është e pamundur që Willem Dafoe t'iu përzihet me ndonjë aktor tjetër. Ata flokë të kuq, ata sy të ashpër, eshtrat e theksuara të mollëzave, të cilët e bëjnë të duket i uritur për rolin tjetër intensiv - qoftë ai Krishti, "Green Goblin", ose një menaxher hoteli në "Florida Project", rol i cili sapo ia solli atij nominimin e tretë për Oskar. Edhe në një muze fin të artit, fytyra e tij është unike. "Mendoj se ndoshta ka disa figura në një pikturë të Bruegelit, apo diçka që kam menduar, "Ky është një paraardhës i imi", thotë Dafoe. Por, në filmin e tij të ri biografik, "At Eternity's Gate" - film i cili mund t'ia sjellë atij nominimin e katërt për Oskar - artisti i shndërruar në regjisor, Julian Schnabel, vendos një brushë në duart e Dafoe-s dhe një flaster mbi vesh dhe ai papritmas bëhet sikur Vincent Van Gogh.

Schnabel e xhiron Dafoe-n nga kënde maniake

"Kjo kurrë nuk më ka shkuar ndërmend", thotë Dafoe në lidhje me këtë ngjashmëri. Megjithatë, lidhja është më e madhe se kaq. Van Gogh dhe Dafoe kanë të përbashkët një kreativitet të pashoq. Van Gogh lëvizte vazhdimisht, duke kërkuar frymëzimin në 20 qytete, para se të vdiste nga një plagë me armë të zjarrtë në Auvers-sur-Oise, në moshën 37-vjeçare. "Do të doja ta gjeja një dritë të re", insiston ai në film. Dhe, Dafoe refuzon që të rrijë në një vend. "Fleksibiliteti ka rëndësi për një aktor", shpjegon ai, "përndryshe të kapë korrupsioni. Mbetesh në gjëra të caktuara dhe në një lloj të veçantë të gjuhës performuese, e cila të pengon nga sensi i zbulimit, apo rrezikut, apo misterit". Midis kësaj jave dhe Kërshëndellave ai ka katër filma që do të dalin në kinema, si dhe tre të tjerë në postproduksion për vitin tjetër."Kam qenë i ndarë nga bota, duke punuar në këto botë të vogla, të brendshme", thotë Dafoe i cili më pas e krahason veten me një murgeshë, të mbyllur në manastir. Megjithatë, regjisori i "The Diving Bell" dhe "Butterfly and Basquiat" nuk kishte ndërmend ta paraqiste Van Gogh-un dosido. Van Gogh-u i filmit "Eternity's Gate" është dinak dhe i paparashikueshëm. Schnabel e xhiron Dafoe-n nga kënde maniake.

Vetë Dafoe kurrë nuk e kishte pëlqyer vuajtjen artistike 

Van Gogh nuk është njeri i sigurt. Kur merret në pyetje nga një prift lokal, rol që luhet nga Mads Mikkelsen, i cili dëshiron ta dijë pse ia kishte dhënë veshin e prerë një prostitute, Van Gogh ka një mbrojtje të qetë: i ishte dedikuar Paul Gauguinit, rol që luhet nga Oscar Isaac. Por, kur prifti ven në pyetje artin e tij - "Zoti ua ka dhënë një dhunti, në mënyrë që ta pikturoni këtë?" - Van Gogh përgjigjet: "Pse do të ma jepte Zoti dhuntinë për të pikturuar gjëra të shëmtuara dhe shqetësuese"? "Ai ndjente sikur ishte duke pikturuar në një mënyrë të re", thotë Dafoe. Në letrat e Van Gogh-ut, të cilat Schnabel i ka shfrytëzuar si bazë të filmit, gjëja e vetme në të cilin ai beson, është talenti i tij. "Njëra nga gjërat që ka ndryshuar në mua gjatë bërjes së këtij filmi, ishte pjesa argëtuese e tij, të cilën ne nuk e shohim. Ai rëndom paraqitet si shëmbëlltyrë e artistit të torturuar, por përfundimisht do të thosha se ai është një personazh shpresëdhënës", thotë Dafoe. "Historia rrenë!", shton duke qeshur. Përpos kësaj, vetë Dafoe kurrë nuk kishte pëlqyer vuajtjen artistike. "Nuk jam njëri ndër ata njerëz që kishin fotografinë e Marlon Brandos në mur kur kam qenë fëmijë", pranon ai. Kjo do të kishte qenë e çuditshme në Uiskonsin, ku u rrit Dafoe. I ati i tij ishte mjek, e ëma infermiere dhe pjesa më e madhe e shtatë fëmijëve të çiftit shkuan hapave të tyre. "Unë isha një fëmijë i përgjumur, që doja të merrja pjesë në shfaqje", thotë Dafoe "por, mendoja se kjo ishte diçka që do të kalonte dhe, një ditë do të rritesha edhe unë. Vetëm pasi që ke punuar për një kohë, thua: 'Më duket se jam aktor'. Thellë në vetvete mendoja se isha diçka tjetër". 

 

(Kosova Sot)