Sindi Muharremi sapo ka botuar librin e parë 'Arushi prej pelushi' (Foto)

  • 19 March 2019 - 18:27
Sindi Muharremi sapo ka botuar librin e parë 'Arushi prej pelushi'  (Foto)

Këto ditë ka dal nga shtypi libri “Arushi prej pelushi” i tetë vjeçares Sindi Muharremi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Recensent i librit është prof.Vjollca Dibra si dhe redaktor prof. Xhevat Syla, ndërsa ballinen dhe ilustrimet i ka realizuar Flamur Krasniqi. Ky libër i cili trajton imagjinatën, realitetin e përditshem dhe fantazinë e autorës, pritet të promovohet me datën 29 të këtij muaji në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Për librin do të flas Dibra si dhe Syla. “Për mua është kënaqësi e veçantë të botoj libër me poezi si dhe nderë i madh ta promovoj në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës” shprehet autorja Muharremi. Sipas saj, poezia e ndihmon ta shpreh shpirtin e saj, ta filtëroj imagjinatën të udhëtoj drejt një bote shpirtërore artistike me batica dhe zbatica të saja. Poezinë ajo e sheh si çlirim të shpirtit dhe fjala ka peshë në artin e saj. Poashtu simbolika dhe metafora.

Image

 

Sindi Muharremi lindi më 19.7. 2010 në Prishtinë. Është nxënëse e klasës së tretë në shkollën fillore “Iliria” në Prishtinë. Ajo shkruan poezi dhe tregime që nga klasa e dytë. Në teatrin Dodona ka luajtur në shfaqjen “Kësulëkuqja”, në rolin e Kësulëkuqes. Poashtu ka aktruar në video spotin “Ninullë” të këngëtarit Shpat Deda. Ka marrë pjesë në reklamën e kompanisë “Ipko”. Përveç poezive dhe aktrimit, këndimin e ka hobi.  

(Kosova Sot)