Fragment nga romani 'Psycho II'

  • 08 April 2019 - 20:35
Fragment nga romani 'Psycho II'

Romani  'Psycho II', i autorit Ilir Muharremi, shumë shpejt pritet të publikohet edhe zyrtarisht, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Deri atherë, lexoni fragmentin në vijim, i cili ua sjell një nga insituatat e ngjarjes.

Image

"Nuk mund të duroja më jo. Nxorra thikën e drejtova njëherë nga dielli, pashë një dritë që vërshoi mbi çelikun e saj sepse ishte thikë e madhe shndriste atë ditë. Aq shumë më vërshoi djersa më rodhi sipër kapakëve të syve ma lëshoi një perde të nxehtë e sytë mu vërbuan ndjeja vetëm një nxehtësi në vete dhe tehun vezullues të thikës që e kisha të ngritur. Koka e saj ishte mbështetur mbi gjoksin tim. Ajo nuk e vërente këtë skenë. Këtu gjithçka u lëkund në shpirtin tim. Prapë shikova qiellin e vëreja se u hap i tëri dhe mbi neve dyve binte një shi i nxehtë në makinë, ishin copëza zjarri. Shtrengova mirë thikën preka trupin e lëmuar të thikës dhe pikërisht aty në ankthin dhe xhelozinë e zhurmshme dhe shurdhuese gjithçka filloi."

 

(Kosova Sot)