Tenori Shkodran Tolaj, shkëlqen me përformancën e tij në Iliridë

  • 22 July 2019 - 22:32
Tenori Shkodran Tolaj, shkëlqen me përformancën e tij në Iliridë

Të Shtunen mbrëma në Pallatin e Kulturës në Tetovë, tenori, Shkodran Tolaj dhe pianisti Darko Mariovski, mahnitën publikun me veprat gjermane, të kompozitorëve austriak, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pjesë instrumentale, por edhe të këndimit publiku i shoqëroi me duartrokitje. Të pranishëm kishte mysafirë edhe nga Kosova dhe nga Shqipëria, mes tyre maestro Zhani Ciko nga Tirana dhe Samir Piraj.

Tenori Shkodran Tolaj përmbylli koncertin me këngën shqipe “Këngë moj”, nga Piperku.Gjersa  jashtë repertorit Tolaj me bashkëshorten, Besjana Mehmedin, interpretuan hitin  “O sole mio”.

Kujtojmë që ky koncert do të jepet këtë vit edhe në Tiranë, ndërsa vitin e ardhshëm në Kosovë. 

(Kosova Sot Online)