Kur dridhet trolli i atdheut trazohet shpirti i madh i artistit

  • 10 December 2019 - 15:19
Kur dridhet trolli i atdheut trazohet shpirti i madh i artistit

Se artistët shqiptarë e kanë shpirtin human, e dëshmuan me solidaritetin që treguan ndaj të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me këtë çështje, opinionisti Hajrush Behluli përmes një shkrimi tejet motivues me titull Kur dridhet trolli i atdheut trazohet shpirti i madh i artistit ka shprehur pikpamjet e tij, të cilat në tërësi mund t'i lexoni në vijim...

Image

Kur dridhet trolli i Atdheut trazohet shpirti i madh i artistit


Tërmeti që dridhi Shqipërinë mori dhjetëra jetë të pafajshme dhe plagosi qindra të tjerë duke lënë edhe mijëra njerëz pa kulm mbi koë . Kjo gjendje trazoj shpirtin e madh të Mjeshtërve të Mëdhenjë të këngës shqipe Arif Vladi, Shkurte Fejza, Kastriot Tusha dhe Edmond Zhulali . Artistët nuk merren me organizime, nuk mbledhin para. por veten e tyre e vendosin në shërbim të popullit të tyre për më fisniken e njerëzve qe i duan, dhe ata këtë dashuri ua kthejnë me shumë respekt permes artit të tyre. Artistët vendosin të senzibilojnë opinionin që të solidarizohen me të goditurit nga tërmeti dhe të iu ndihmojnë me mjete drejtëpërdrejtë atyre familjeve që kanë nevojë për ndihmë.Koncerti do të mbahet pa bileta dhe pagesë dhe ne do të shkojmë me shpenzimet tona pa i obliguar njerëzit me qëllim që ata vet le të gjejnë formën e ndihmës që do ta bëjnë. Arifi gjen njeriun kontaktues në Zvicër z. Burimin i cili e siguron edhe sallën afër Zurichut. Shumë mire pra, u tha u bë do të shkojmë me 8 dhjetor ditën e Dielë. Arif Vladi në bisedë e siper me mikun e tij të vjetër z. Haxhi Idrizin që jeton në Vjenë dhe ai nga vullneti i mirë bisedon me z. Sokol Veseli i cili e ofron lokalin e tij pa asnjë kompenzim ku mund të këndojnë dhe takohen artistët me dashamirësit e tyre.

Image

Kohë nuk ka për marketing dhe informim por ne po shkojmë drejtë Vjenës me aeroplan të shtunën dhe nga aty me tren tërë natën për të dielën pasdite në Zurich. Grupit iu bashkua me dëshirën ma të madhe edhe artistja e madhe Leonora Jakupi dhe arritëm në Vienë ku na pritën vllazëriusht Haxhiu,Tahiri, Zekiri, Kaltrina dhe të tjerë dhe shkojmë në lokalin e Sokol Veselit që na priti bujarisht e vllaznisht si themi me bukë e kripë e zemër. Me një koncert të bukur e artistik artistët përcollën mesazhin e tyre për solidarizim e ndihmë për vëllezërit tanë në nevojë. Përshëndetemi me këta njerëz të mire dhe na përcjell Sokoli në stacion duke u ngutur të hipim në tren për të vazhduar tërë natën për Zurich.
Gjumi në tren. Sa herë lëkundej treni na dilte gjumi sikur dridhej toka. Unë të dy termetet i kam përjetuar në Shqipëri dhe kjo ndjenjë më përcjellë padashtas. Në mëngjes ia përcjell edhe Arifit dhe Kastriotit që padyshim edhe te ata kishte qenë e njejta ndjenjë.

Image

Mendoj më vete: O Zot i madh sa të mire na i krijove artiste tanë. Në Zurich këtyre treve iu bashkangjiten edhe Manjola Nallbani, Çun Lajçi, Miranda Hashani dhe Mentor Mushkolaj. Të gjithë sëbashku me këngët e tyre me shumë përkushtim e dhanë mesazhin ma të bukur se si duhet Atdheu dhe njerëzit tanë kudo që janë. Një gjë të tillë e bëjnë artistët me zemër të bardhë e shpirt të madh.Në aeroportin e Prishtinës ndahemi vëllazërisht me Arif Vladin e Kastriot Tushën. Respekte të pafund për artistët dhe zemrën e tyre të madhe.

(Kosova Sot Online)