Këngëtaret shqiptare që vendosën t'i rikthehen skenës gjatë 2019 -të's
Viti 2019, për disa këngëtare shqiptare, shënoj rikthimin në skenë pas një pauze relativisht të gjatë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Disa nga emrat më të njohur të estradës shqiptare që shënuan rikthimin e tyre në skenë, ishin: Leonora Jakupi, Leonora Poloska, Violetë Kukaj, Jehona Sopi, Nora Muçaj, Vjollca Robelli, Sheila Haxhiraj, e Adelina Tahiri.
1.Leonora Jakupi
Pikërisht në mesin e vitit 2019, këtë hap ie mori këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, e cila në muajin Korrik më në formë se kurrë iu rikthye skenës me këngën 'A m'ke harru'.
Derisa në muajin Nëntor, këngëtarja solli në duet me këngëtarin Sabri Fejzullahu projektin "Simpatia e shkollës".
Kjo nuk ishte e gjitha nga Leonora, pasi ajo publikoj edhe dy duete tjera, me këngëtarin Blero solli këngën "Ke gabu", derisa me Ylli Demaj i kalli festat e fundvitit me 'Popturi'.
2.Leonora Poloska
Një tjetër këngëtare e njohur që i mungoj skenës për kohë të gjatë, ishte edhe Leonora Poloska, e cila zgjodhi muajin Tetor që t’i rikthehet skenës, me një baladë të mrekullueshme të titulluar “S’ishte fat”, e cila u mirëprit nga publiku.
3.Jehona Sopi
Këngëtarja e dashur për publikun Jehona Sopi, i befasoj të gjithë fansat e saj me rikthimin e saj në skenë.
Ajo zgjodhi skenën e festivalit të “Këngës Magjike”, ku u prezantua me këngën “Anej” dhe padyshim u mirëprit nga publiku, të cilët i kishte marrë malli për të preferuaren e tyre.
4.Violetë Kukaj
Emri i Violetë Kukaj u riaktualizua pas një mori thashethemesh se ajo e kishte lënë muzikën.
Ishte kënga kushtuar heroit “Hamëz Jasharit” që e theu akullin në muajin Mars…
Por ajo publikoj edhe këngën “Shoqnia” në muajin Dhjetor.
E përveç këngëve në mediat rozë u diskutua edhe për paraqitjen e këngëtares, e cila u riktrhye më elegante se asnjëherë.
5.Nora Muçaj
Pas një pauze relativisht të gjatë, këngëtarja e njohur Nora Muçaj, i është rikthyer skenës me një këngë shumë të bukur.
"Për ty", mban titullin kënga më e re e këngëtares, e zhanrit baladë, e cila erdhi me interpretim magjik, ashtu siç dinë vetëm Nora t'ia thotë këngës.
6.Vjollca Robelli
Këngëtarja e hitit “Ajo”, Vjollca Robelli pas 20 viteve mungesë në skenën e muzikës shqipe, vendosi të rikthehet dënjesisht, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
"Besa", titullohet projekti që e rikthej Vjollcen si artiste te publiku i saj, e kjo këngë u pëlqye nga artdashësit, edhe për muzikën e veçantë që ka sjellur, por edhe për interpretimin fantastik të këngës.
7.Sheila Haxhiraj
Fituesja e edicionit të parë të “X Factor Albania”, Sheila Haxhiraj, iu rikthye skenës gjatë pjesës së dytë të vitit 2019 me këngën “Datty Datty”.
Kënga erdhi me një ndërthurje mes muzikës dance dhe ritmeve hip-hop, ku Sheilën e shikojmë edhe me një pjesë recitative, që afron me një stil të reperes së njohur Nicky Minaj.
8.Adelina Tahiri
Viti 2019 shënoj rikthimin edhe të këngëtares së njohur shqiptare nga Shkupi Adelina Tahiri, e cila kishte kohë që nuk kishte publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.
“Përgjithmonë” ishte kënga që e riktheu Adelinen në top formë.
Armend Preteni
(Kosova Sot Online)