13 vjet nga vdekja e zotëriut të skenës së teatrit dhe filmit Faruk Begolli

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 14:08
13 vjet nga vdekja e zotëriut të skenës së teatrit dhe filmit Faruk Begolli

13 vite janë bërë sot nga vdekja e aktorit dhe profesorit Faruk Begolli, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Begolli është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Faruk Begolli ishte  dhe mbetet njëri nga personat më të rëndësishëm në teatrin dhe kinematografinë kosovare.


(Kosova Sot Online)