Më të mëdhenjtë e artit shqiptar që vdiqën gjatë 2020-ës

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 16:17
Më të mëdhenjtë e artit shqiptar që vdiqën gjatë 2020-ës

Viti 2020 në Kosovë do të mbahet mend si vit i kobshëm pasi mori me vete edhe disa nga artistët më të mëdhenjë në fushën e muzikës e teatrit.

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta në shkurt të këtij viti në moshën 86 vjeçare duke lënë pas një krijimtari të larmishme të me këngët e saj.

Nexhmije Pagarusha

Në mars u shua edhe një emër i madh i teatrit dhe filmit, aktorja Leze Qena u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare. Ajo do të mbahet mend për shfaqjet e panumërta në teatër dhe rolet e saj shumë të dashura në filmat dhe serialet vendore.

Leze Qena

Në shtator të këtij viti vdiq edhe aktori tjetër i njohur Adem Mikullovci, në moshën 81 vjeçare.

Mikullovci la pas vetës një numër të madh rolesh teatrale dhe projekte filmike.

Ndryshe aktori me origjinë nga Mitrovica ishte edhe delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut, 1990, me të cilën Kosova është definuar si republikë.

Rapsodi  i njohur Isë Llapqeva u nda nga jeta në shtator të këtij viti. Llapqeva u shua nga jeta në moshën 76 vjeçare.

Isë Llapqeva

Në tetor vdiq edhe kompozitori i njohur me prejardhje nga Gjakova, Avni Mula. Mula u nda nga jeta në moshën 92 vjeçare.

Avni Mula

Dita e djeshme ishte e hidhur për dashamirët e këngës, pasi doajeni i muzikës shqipe, Ismet Peja mbylli sytë përgjithmonë në qytetin e Gjakovës. Këngëtari Peja me një karrierë të bujshme 60 vjeçare, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, duke lënë pas vetës një repertoar të bujshëm të këngëve tradicionale shqiptare