Bebe: Më në fund po ndihem sërish njeri

  • A.P /
  • 12 April 2022 - 18:01
Bebe: Më në fund po ndihem sërish njeri

Këngëtarja shqiptare e cila është e popullarizuar në tërë botën, Bebe Rexha vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Artistja shqiptare e cila është 32-vjeçare ka mbi 10 milionë ndjekës vetëm në llogarinë e saj në Instagram, aty ku së fundmi postoi disa imazhe të reja në të cilat dukej teje atraktive, e veshur në një bluzë të shkurtër ngjyrë rozë të cilën e përshtati me çantë dhe syze me të njëjtën ngjyrë.

“Më në fund po ndihem sërish njeri”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotove të reja.

Image

(Kosova Sot Online)