Paleta e piktorit

  • A.P /
  • 22 May 2023 - 09:37
Paleta e piktorit

Është melodi që shpesh nuk ja kuptojmë domethënien. Potpuri ngjyrash, simfoni, gjurmë njollash, nga vetja krijonë imazhe plot kuptime. Lodhet furça duke u bërë pis nga alkimia e ngjyrave. Ngjyra ekziston edhe pa piktorin, por në paletë ato përzihen krijohen nuanca që blerojnë pafund. Kaltërsitë qiellore që bashkohen me dete, shpërthejnë me një kaltërsi shpirtërore në paletën e piktorit. Atë ndonëse vetëm piktori e kupton. Prapë kaltërisa ndryshe është në shpirtin e tij e ndryshe në formë matematikore si detyrë përzihet, përfitohet , vështrohet në magjinë e paletës. Ai lufton në rezultatin ngjyror nga më e lehta te më e forta, më e ndritshmja, te më shtresorja, nganjëherë as ai vet nuk e di se për çka përpiqet. Paleta kujdeset për gjurmët e piktorti. Ajo ndjen dhimbjen, buzëqesh dhe qan tok me piktorin. Paleta është hapësirë e prekshme sepse qenësisht është brendësia e dytë e piktorit. Nuk është vetëm sfond i parendësishëm, rëndësia mplekset për fillimet, ndërsa fillimet dhe bazat e nisjes tregojnë historitë e brendshme. Shpërthimet vullkanike, netët polare, zjarret, përzihen aty. Nuk vërejmë kontura dhe shpjegime të qarta, por lehtësi shpirtërore. Paleta e piktorit nganjëherë më shumë flet se vet piktura që rilind nga shtresat e holla të ngjyrës. Paleta është e ngopur me ngjyrë, sipër prapë ngjyrë, anash currila të ndonjë boje që krijon njolla me nënkuptime nga dora para mendimit. Krijohet ritmi i gjallëruar e shumë dinamik. Herë vërejmë hije, dritë që janë pjesët kryesore.

Paleta është me plot ngjyrë tingëlluese shumë e herë e pasur më forma abstrakte e interpritime pikturale shpirtërore. Gjithkund pushon bluja, e verdha dhe portokallija, herë e zeza, e bardha, krijohet një konflikt ngjyror me shtresa të ndryshme. Vet mendja e piktorit është pjellore sepse si centrifugë përzihen magjinë e tingujve të ngjyrave. E keqja është se e shikojmë me ngjyra paletën e piktorit e prapë kemi në mendje nuanca bardh e zi.

Ta kuptosh paletën e piktorit ke zbuluar sekretin e shpirtit. Aty ke diellin që po krijohet nga një njollë e verdhë, po përgatitet shtrati për jetën e diellit, të rrahurat e zemrës po i dëgjohen të verdhës, pastaj inteligjenca e piktorit krijon një pikë të verdhë në qiell. Pra nga gjithë ky ultrazë minimizohet vetëm një pikë.Vlera e paletës tejkalon kufirin e të menduarit. Paleta krijohet me ndryshimin e emocioneve. Paleta është para pikturë me strukturë më të thellë se piktura.

(Kosova Sot Online)