Filozofia e Prof.Eshref Ymeri është studimi logjik i thellë, faktik, argumentues dhe patrotik e bindës
Nga Skënder Sadri Kapiti
Është e vështirë të debatosh me Prof.Eshref Ymeri, sepse ai në të gjithë publicistikën e tij ,para botimet të saj , ai punon shumë ,logjikon shumë dhe peshon mirë me fakte,me të vërteta dhe me argumente. Është intelektual e dijetar i madh erudit i cili është dhe ndër të rrallët që vlerëson dhe inkurajon por edhe që tregohet mirënjohës me fjalë të mira e të zgjedhura për talentin dhe dhuntinë letrare e shkencore të të tjerëve.
Në këtë shkrim timin une po shpreh një opinion timin mbi Librin e tij: “Kadare në truallin e politikës”.
Unë parapëlqej publicistikën letrare si dhe vetë përpiqem të shkruaj një publicistikë politike patritioke, filozofike , morale, sociologjike dhe historike që të jenë sa më pranë të vërtetës reale dhe jo atë të gënjeshtrave që duan ta paraqesin shumë autorë si të vërteta. Nuk parapëlqej lëvdatat dhe vlerësimet nisur nga konsiderata dhe interesa personale dhe miqësore të momentit që dukshëm dhe lehtësisht duken,shprehen dhe kuptohen.Po të shikosh shumë media e portale janë media që i shërbejnë pronarëve të tyre, dhe të cilat botojnë dhe përzgjedhin shkrime dhe opinione që u pëlqejnë atyre, interesit të tyre, dhe që i bëjnë komente lavdëruese pronarëve të tyre, politikës dhe servilizmit të tyre ndaj pushtetit të cilit ata i shërbejnë.
Prandaj është shumë e vështirë që të gjëndet ndonjë media, portal apo televizion i lirë, i vërtetë, i drejtë dhe i pavaruar politikisht.
Këto ditë sapo përfundova së lexuari përbledhjen e shkrimeve të Prof. Eshref Ymeri në librin me titull:“Kadare në truallin e politikës”. Në këtë përmbledhje përfshihen shume shkrime të Profesor Ymerit , të botuara në Librin e Madh mediatik të mediave elektronike kryesisht, që autori i ka botuar në këtë libër të tij.
Autori Ymeri nuk është marrë me analizën e veprave të Kadaresë.
Autor i këtij Libri, ai në shumicën e shkrimeve të tij ka si tipar dhe tematika që trajton në analizat e tij, ajo që kam vërejtur është fakti se Profesor Ymeri shkruan dhe trajton problematika, sjellje e veprime të kujdoqoftë, qoftë ai shkrimtar, historian, politikan e shtetar që i kanë bërë dëm popullit dhe kombit shqiptar si dhe kundër atyre që kanë hiperboplizuar dhe që i kanë ngritur mitin diktaturës dhe diktatorit Enver Hoxha, kundër servilëve dhe puthadoprëve të pushtetit dhe kunder korrupsionit dhe politikës së tradhëtisë publike.
Ky libër ka rëndësi të madhe sepse sjell para lexuesve atë të vërtetë të madhe se: mund të jesh shkrimtar e poet i madh, por kjo nuk do të thotë se je mit dhe i pagabueshëm, dhe se as “miti” e mitizimi nuk mund t’a mbulojë dhe ta justifikojë edhe anën tjetër të asaj te shërbimit të diktaturës, të luftës së klasave dhe të punës për ngritjen e kultit të diktatorit në kohën e sundimit të tij,sic ka bërë Kadareja dhe intelektualët e Realizmit Socialist në Shqpëri dhe intelektualët titistë në Kosovë.
Jam i sigurtë se disave prej këtyre nuk do u pëlqejë ky libër.Në Shqipëri vihet re edhe tjetra: nostalgjia për artistë, shkrimtarë, dhe për poezitë, teatrot e filmat e kohës së diktaturës, pra të një rilindjeje djallëzore televizive dhe mediatike të tyre.
Autori i këtrij Libri ka specifikën e vet pasi ai paraqet argumentin faktik:filozofik, historik,politik,moral dhe patriotik me fakte dhe me të të vërteta e të pakundërshtueshme. Ai sjell me mjaft respekt e modesti qëndrime dhe vlersime, thënie, kritikë e intervista të shkrimtarve, krijuesve, kritikëve të guximshëm dhe të analistëve të tjerë që e bëjnë shumë interesant idenë e këtyre shkrimeve e cila është për të vërtetën jo vetëm për Kadarenë por për gjithë elitën intelektuale servile dhe politike të ishregjimit komunist por edhe për elitën servile të korruptuar të sotme.
Në Shqipëri dhe hapësirën gjithshqiptare është ngritur miti letrar për Kadarenë, ku pothuajse shumica e intelektualëve dhe letrarëve shqiptarë i thurin atij lavde të shkallës deri në mitizim të letrave të tij. Shumë pak kritikues dhe pak kritikë ndaj tij, dhe shumë sevilizëm intelektual mediokër ndaj tij që himnizojnë dhe i bëjnë apoteozën veprës së tij, me fraza të kopjuara nga literature letrare e shkrimtarëve të huaj.
Profesor Ymeri vjen me këtë libër me një casje reale si një studiues dhe akumulues filozofik,politik e kombëtar të vërtetë ashtu sic karakterizohet tërë krijimtaria e tij shkencore dhe akademike ,historike e artistike. Edhe në këtë përmbledhhje shkrimesh Profesor Ymeri vjen me traditën dhe autoritetin si krijues, studiues dhe hulutues erudit; ai sjell mendimet dhe logjikën e pastër të tij me fakte dhe argumente, si dhe mendime, vlerësime dhe kritika nga shumë shkrimtarë, artistë e poetë të tjerë shqiptarë.
Interesant është fakti se ky liber do t’u paraqesë lexuesve shumë shkrime e citime të kritikëve dhe analistëve për natyrën e paqëndrueshme letrare të Kadaresë i cili ndryshonte si kamaleoni sa herë që ai nuhaste ndryshim pushteti,dështimin dhe po ai paraqitej si moderator ndryshimi e përmirësimi sa here ia donte interesi dhe egoizmi, herë si komunist e internacianalist antiperendimor dhe herë si demokrat e properendimor. herë si antiimperialist e herë si demokrat, e herë si ateist dhe proletar, herë si mbështetës i luftës së klasave dhe herë si pro lirive e te drejtave të njeriut etj.
Ajo që më shtyu më shumë për këtë opinion timin të shkurtër është fakti se unë që të vlerësoj veprimtarinë dhe veprën letrare të autorëve nisem nga fakti se cfarë vlere në shërbim të kombit ka pasur vepra e tij në kohën kur është shkruar e botuar ajo, a ka qenë dhe a është gjëndur motivimi letrar brënda interesit kombëtar, apo i ka shërbyer servilizmit dhe interesit të politikës e pushtetit dhe të atij personal të tyre; a i ka shërbyer veprimtaria letrare e tyre kombit dhe publikut apo politikës, regjimit, diktaturës dhe pushtetit.
Pra, me një fjalë pyesim se Kadare a ka qenë shkrimtarë oborri, politik dhe ideologjik që i ka shërbyer cdo pushteti apo ka qenë kritikë dhe oponencë e pushtetit diktatorial dhe të korrupsionit?
Pëgjigjen për këtë dhe të shumë pyetjeve të tjera lexuesit do ta gjejnë aty të argumentuar e faktuar nga shumë letrarë kritikë.
Intelektuali, në rastin në fjalë për Kadarenë duhet të bëjë peshimin se letërsia e tij a ka qenë e dëmshme në kohën e diktaturës, a ka qenë melhem apo helm politik?
Kadarenë a e mbështeti dhe e financoi diktatura komuniste me qëllim që të paraqitej e të njihej jashtë vëndit për interesin e pushtetit dhe të diktatorit Enver Hoxha?Ai dhe shpura pseudointelektuale në Shqipëri i ngritën kultin diktatorit dhe diktaturës komuniste, dhe diktatura ua ngriti po kultin edhe atyre.
Po, ajo ka qenë helm publik si tërë letërsia, gazetaria, televizioni, akademia dhe arësimi e shkolla e Partisë sepse ato i ka dhënë oksigjenin, ushqimin dhe justifikimin e avokatinë intelektuale sistemit komunist antihuman e antikombëtar të diktaturës.
Poezia e Kadaresë ka pasur vlerë për regjimin komunist, ashtu sikurse që ka qenë vlerë dhe sherbesë tërë letërsia e Realizmit Sociaist.
Prof. Eshref Ymeri nxjerr në dritë “vlerën” komuniste per formimin e njeriut të ri me botëkuptim komunist, propagandimin e revolucionit botëror proletar, antiperendimorizmin imperialist, luftën e klasave, revolucionin socialist dhe unitetin e dhunshëm “të celiktë” parti-popull.
Politika zyrtare e Shqipërisë ka qenë politikë thellësisht antinacionaliste, antifetare, kundër traditës dhe trashëgimisë fisnike shqiptare,antiamerikano-perendimore dhe një politikë servile e sovjeto-Rusisë, aq sa më shumë e shante dhe urrente SHBA-të dhe Europën Shqipëria dhe inteligjenca e politika komuniste shqiptare se sa Bashkimi Sovjetik i Stalinit dhe Kina e Mao Ce Dunit. Autori na kujton duke cituar Kadarenë, këtë profesor të Letërsisë së Realizmit socialist, Zhdanovin shqiptar, dhe ja cfarë shkruante ai në esenë e gjatë tëtij me titull “Një botë në rënie”.
Nga kjo ese citon autori ndër të tjera një fragment të shkurtër:
“Rinia amerikane është në kërkim të vazhdueshëm. Ajo kërkon rrugët e protestës. Dyqanet e letërsisë politike janë të mbushura ditë e natë me të rinj… Ata kërkojnë librat e Leninit, Marksit, Stalinit… Çe Guevarës. Po sidoqoftë, autori që kërkonin mbi të gjithë është Lenini”.
Po kështu ai i thur një poezi edhe për Baba Stalinin.
Kjo vepër sjell te lexuesi shqiptarë edhe të vërtetat historike të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës, të përballjeve dhe të qëndresës mbinjerëzore të popullit heroik të saj kundër sllavo-serbisë, akademisë, shkencës dhe kishës serbe, pra me një fjalë ajo ka vlera shumedimensionale me rëndësi historiko-letrare shqiptare.Ftoj intelektualët që ta clirojnë guximin e tyre intelektual nga servilizmi dhe të clirohen nga mitet, sepse servilizmi dhe bindja e pandryshuar ndaj të pavërtetave është humbja e tyre, dhe disfatizëm i dinjitetit dhe të personalitetit të tyre.
Intelektuali hipokrit, indiferent dhe frikacak nuk është i dëmshëm por është i padobishëm, dhe intelektuali djallëzor është më i dëmshëm se injoranti.
Profesor Ymeri ka dhe shquhet për mirënjohjen dhe respektin e tij karshi rezistencës intelektuale antikomuniste në mbështetje të desidencës fisnike, patriotike, nacionaliste dhe kundër antishqiptarizmit politik, akademik e fetar të armiqve të Shqipërisë dhe të Kosovës.Publicistika e Z. Ymeri ka rëndësinë e madhe si një sfidë ndaj akademisë dhe shkencës antishqiptare Beograd-Moskë; i shërben Veting-ut dhe lirisë e clirimit të letërsisë nga ideologjia dhe partishmëria komuniste; nxit guximin intelektual për t’u aktivizuar politikisht si opozitë ndaj realitetit intelektual e mediatik zhgënjyes ,servil e korruptiv.
Autori është një argumentues brilant në lidhje me ato se cfarë ka grumbulluar për Kaderenë dhe për shkrimet si servil i cili për gjithcka falenderon dhe ia dedikon partisë Komuniste. Autor i ktij Libri citon edhe ato se cfarë ka thënë vetë Kadare se: “Kam patur dhe kam besim të plotë te Partia, pa të cilën unë s’do të isha shkrimtar. Është Partia, është kuptimi i gjerë e i thellë i çështjeve të letërsisë prej udhëheqësit të saj, faktori kryesor, në saje të së cilit kam krijuar çdo gjë me vlerë dhe të cilit i detyrohem për gjithçka. Jam krejtësisht i ndërgjegjshëm se pa këto unë nuk mund të isha veçse një krijues mediokër. Ndaj mirënjohja ime mbetet përherë e pandryshueshme”. Me respekt
Ismail Kadare
Tiranë, 15 qershor 1982 (Citohet sipas: “Kadare, Nexhmijes: Jam komunist, pa partinë do të isha mediokër”. Faqja e internetit “KOHAnet”, 24 shtator 2012).
Pësa i përket faktit se Kadare ishte antinacionalist dhe kosovarofob po citojmë pjesë nga një intervistë ku Kadarea përgjigjej: “Shiko. Ideja e “Shqipërisë së Madhe”, në fund të fundit, nuk është autoktone, por e një origjine fashiste. Është një hipotezë gjeopolitike e përqafuar nga fashizmi dhe e importuar gjatë pushtimit italian. Mendoj se shumica dërrmuese e kosovarëve janë kundër bashkimit me Shqipërinë. Midis dy popujve ka pasur historikisht - ka edhe sot e kësaj dite - shumë pika konflikti”.
Politikë serbomadhe bënte Serbia sepse ajo kishte brënda shtetit të saj dhe ishte ngritur si shtet mbi troje shqiptare dhe kishte 100 vite që ushtronte gjenocid kundër shqiptarëve, mirëpo regjimi komunist në Shqipëri, Kosovën e shikonte me sytë e Beogradit
Pra Kadare nuk permënd të drejtën e bashkimit të trojeve etnike shqiptare, por i shikon gjërat nën këndvështrimin e zgjidhjes së problemit shqiptar kur të triumfojë revolucioni imagjinar botëror proletar, sic ishte edhe ideologjia komuniste shqiptare dhe politika e Tiranës komuniste që shqiptarët e Kosovës i konsideronte minoritet, edhe pse shqiptarët në Ishjugosllavi ishin popullsia e tretë enike.Shqipëria komuniste më shumë interesohej për proletariatin botëror se sa per shqiptarët në trojet e tyre në Ishjugosllavi, gjë të cilën ushqente dhe mbronte edhe ideologjia letrare e Realizmit Socialist në Shqipëri.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
