Edi Rama flet për “Shqipërinë e Madhe”

  • 15 January 2019 - 13:48
Edi Rama flet për “Shqipërinë e Madhe”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e hapjes së pikës doganore të Kosovës në Durrës ka folur për Shqipërinë e Madhe.

Rama tha se “Shqipëria e Madhe” është sajesë e armiqve të shqiptarëve pasi, sipas tij nuk ka një “Shqipëri të Madhe” .

“Shqipëria e madhe është sajesë e armiqëve të shqiptarëve. Nuk ka Shqipëri të madhe ka një komb shqiptarë që ka të drejtën e vet ta shoh veten në një sistem bashkëjetese. Nëse duan, le të vazhdojnë këtë diskutim. Ëndrra jonë është publike nuk është e fshehtë dhje ne i besojmë shumë një ëndrre që herët ose vonë e realizon. Por jo,  nuk është kjo ëndrra jonë” tha Rama.

Rama, përveç kësaj, foli edhe për hapjen e portit të Kosovës në Durrës ku tha se tashmë Durrësi nuk është vetëm i Shqipërisë porse, që nga sot edhe Kosova ka një të tillë.

Falënderoi edhe koordinatorin e dy e dy qeverive, Fatmir Limajn për të cilin tha se nuk ka gabuar që e ka zgjedhur për të marrë këtë rol.

(Kosova Sot)