Haziri: Vetëvendosje mblodhi vota masive në emër të Vjosa Osmanit
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, duke komentuar deklaratën e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, se me ish-presidenten Vjosa Osmanin opozita po kalkulon në uljen e përqindjes së Vetëvendosjes, tha se kjo parti nuk e mbajti fjalën ndaj saj për mandatin e dytë.
I pyetur për këtë deklaratë të Konjufcës Haziri tha: “Nuk e di pse Vjosa Osmani duhet të përdoret nga Lëvizja Vetëvendosje, parti e cila nuk ia ka mbajtur fjalën. Vjosa Osmani ka hyrë më 28 dhjetor në zgjedhje si mundësi që me pasë mandatin e dytë për presidente nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Së paku, ajo këtë e ka dëshmuar, e ka deklaruar”, tha ai.
(Kosova Sot Online)
