Laboratori i drogës që u zbulua sot ishte i kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik
Një laborator i madh i drogës u zbulua sot në një fshat të Pejës bashkë me kapjen e një sasie të substancave narkotike.
Për këtë Prokuroria e Pejës dhe njësiti antidrogë nisën një aksion. Përveç tyre, në vend të ngjarjes shkoi edhe ekipi i KEDS meqë laboratori ishte i kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik.
“Edhe ekipi i KEDS në vend të ngjarjes, të cilët kanë konstatuar kyçjen ilegale të laboratorit në rrjetin elektrik”, shtoi në përgjigjen zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
(Kosova Sot Online)
