Dy vetura janë dëmtuar pas rrëzimit të një lisi

  • A.P /
  • 18 April 2026 - 17:32
Dy vetura janë dëmtuar pas rrëzimit të një lisi

Dy vetura janë dëmtuar në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, pas rrëzimit të një lisi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Teatrit të qytetit, ku sipas dëshmitarëve pema është rrëzuar dhe ka rënë mbi automjetet që ishin afër.

Si pasojë e incidentit, dy veturat kanë pësuar dëmtime materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

(Kosova Sot Online)