Ankesat ndaj Raiffeisen Bank: Katastrofë, pritje 2 orë me vetëm një sportel (Video)

  • 13 March 2019 - 12:13
Ankesat ndaj Raiffeisen Bank: Katastrofë, pritje 2 orë me vetëm një sportel (Video)

Një klient i Raiffeisen Bank në Prishtinë, ka postuar një video në profilin e tij në facebook, përmes së cilës është ankuar për këtë bankë.

Ai  ka shkruar se prej 5 sporteleve që janë, në këtë bankë vetëm një është duke punuar, duke shkaktuar pritje gati 2 orë.

“KATASTROFE Ne RAIFAIZEN BANK Prishtin?. Prej 5 sporteleve vetem Njena punon' Departamenti per mardhenje me klientin nuk funksionon fare. Afer 2 Orë pritje nje numer i vogel i klientëve”, ka shkruar qytetari, Din Orana.

Kujtojmë se viteve të fundit, fitimi neto i bankave është marramendës, e në anën tjetër kemi rënie të shërbimeve.

 

(Kosova Sot)