Zeka: Ne vetëm xhenazet i nderojmë, Fetnetes asnjë post nuk ia dhamë

  • 05 April 2019 - 22:52
Zeka: Ne vetëm xhenazet i nderojmë, Fetnetes asnjë post nuk ia dhamë

Edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Fetnete Ramosajt, një prej ushtareve të para të UÇK-së.

Zeka, në një postim në Facebook, ka thënë se shqiptarët janë i vetmi popull qe vetëm të vdekurit i nderon dhe respekton.

Sipas tij, sa ishte gjallë Ramosaj, pak kush e donte, nderonte dhe respektonte, derisa thekson se asaj nuk iu dha asnjë post, edhe pse ishte sinonim i femrës më të mirë shqiptare.

Reagimi i plotë i Zekës:

Fitnete Ramosaj paska marre adrese te perhereshme

Kur ikin njerezit ne ate boten tjeter, te gjithe flasim fjale te mira. Ndoshta jemi i vetmi popull qe vetem xhenazet i nderojme dhe i respektojme.

Sa ishte e gjalle Fitnetja, pak kush nga ne e kemi dashte, nderu dhe respektu. Fitnetja ka qene sinonim i femres te mire shqipetare. Ajo ka qene yrnneki i Xheve Krasniqit Lladrovci. Po asnje post nuk i dhame. Nejse...

Fitnete Ramosaj do mbetet tregimi i mire per kater vajzat e mia.

Krenar me Ty!!!

(Kosova Sot)