Miku i madh, Bill Clinton arrin në Kosovë

  • 11 June 2019 - 12:05
Miku i madh, Bill Clinton arrin në Kosovë

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, para pak minutash ka arritur në Kosovë.

Miku më i madh i kosovarëve erdhi me rastin e përvjetorit të 20-të të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO’s në Kosovë ku pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga e gjithë bota. 

Ai sot do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe më pas edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj. Gjatë takimeve, Clinton edhe do të dekorohet.

Eskorta e tij zyrtare është nisur drejt Prishtinës.

Përveç ish-Presidentit amerikan Bill Clinton, në Kosovë ka arritur edhe ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeliene Albright.

(Kosova Sot Online)