Deklaratat e Zaevit për rrezikun e ndarjes së Kosovës, nxisin reagime në Beograd

  • 13 korrik 2019 - 11:28
Deklaratat e Zaevit për rrezikun e ndarjes së Kosovës, nxisin reagime në Beograd

Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, në një audio-incizim të publikuar nga dy komikë rus, se presidenti i Serbisë dhe Kosovës janë duke bërë përpjekje që të bëjnë ndryshim kufijsh, ka nxitur reagime në Beograd.

I ashtuquajturi, kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun, “vegël e Vuçiqit”, në një emision televiziv ka akuzuar Maqedoninë e Veriut se po e pengon marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, ajo ka krijuar një ekip sekret që është e mbuluar nën ombrellën e një kompanie të makinave të mëdha perëndimore. 

Drecun beson se ky ekip sekret ka për qëllim që të bllokojë një marrëveshje kompromisi mes Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas politikanit serb, ky ekip përbehet nga bullgar, shqiptarë të Shqipërisë, maqedonas dhe gjerman.

“Çdo e arritur, një zgjidhje kompromisi është një shtyllë themelore e stabilizimit në rajon dhe dështimi për kompromis ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të thotë se po përgatitet një konflikt i ri në rajon për të krijuar ‘Shqipërinë e Madhe’”, tha ai.

“…për të mbledhur informacione dhe për të përhapur dezinformata. Ekipi nuk është formuar për të mbrojtur interesat tona por për të punuar kundër tyre.”, tha ai për ekipin që pretendon se është krijuar.

(Kosova Sot Online)