Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet sonte

  • A.P /
  • 05 July 2025 - 12:49
Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet sonte

Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte në orën 20:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sonte në orën 20:00. Kështu  ka konfirmuar për media Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi.

Kjo shtyrje e seancës nga ora 11:00 kur ishte paraparë të mbahet sot, është shtyrë pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës.

“Seanca konstituive e paralajmëar për 11:00, pas alarmit për bombë, i vazhdon punimet në orën 20:00”, ka deklaruar Loshi.

(Kosova Sot Online)