Policia jep detaje për aksidentin në të cilin u përfshi Ermal Fejzullahu

  • 22 May 2020 - 23:02
Policia jep detaje për aksidentin në të cilin u përfshi Ermal Fejzullahu

Këngëtari  Ermal Fejzullahu është përfshirë në një aksident trafiku te Mensa e Studentëve në Prishtinë.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha  se nuk ka persona të lënduar dhe bëhet fjalë për vet-aksident.

“Policia është njoftuar pak minuta më parë për një vet-aksident te Mensa e Studentëve. Është vetëm një veturë e përfshirë. Nuk ka asnjë person të lënduar. Policia po qëndron në vendin e ngjarjes”, tha Bajram Krasniqi.

(Kosova Sot Online)