Zemaj: Luftës kundër COVID-19 iu shtuan edhe 20 inspektorë sanitar
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se luftës kundër COVID-19, iu shtuan edhe 20 inspektorë sanitar.
Zemaj ka thënë se këta inspektorë do të jenë të angazhuar në tërë Kosovën.
“Në vijim do të fillojnëë punën edhe 100 mjekë, 62 infermierë, 8 laborantë, 6 punonjës staf teknik dhe mbështetës. Kjo po bëhet në kuadër të rritjes së kapaciteteve të luftës kundër pandemisëë COVID-19”, ka shkruar Zemaj.
Zemaj ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat mbrojtëse.
(Kosova Sot Online)