Malishevë: Organizoi aheng familjar me rreth 40 persona, arrestohet

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 12:53
Malishevë: Organizoi aheng familjar me rreth 40 persona, arrestohet

Policia në Malishevë ka arrestuar një person i cili kishte organizuar një aheng familjar në të cilin kishin marrë pjesë rreth 40 persona.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Malishevë, njofton policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, i dyshuari kishte organizuar aheng në të cilin kishin marrë pjesë rreth 40 persona, e po ashtu kishin hedhur fishekzjarrë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në familjen e tij kishte organizuar aheng familjar – dasmë në të cilën kishin qenë rreth 30-40 persona dhe ishin hedhë fishekë zjarre. I dyshuari kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe është liruar në  procedurë të rregullt”, njofton raporti.

(Kosova Sot Online)