Gjakovë: Arrestohet pronari i restorantit ku po mbahej një dasmë

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 12:40
Gjakovë: Arrestohet pronari i restorantit ku po mbahej një dasmë

Policia në Gjakovë ka arrestuar një pronar të një restoranti për shkak se aty kishte lejuar të mbahej një aheng familjar – dasmë në të cilën kishin qenë rreth 50 persona.

I dyshuari kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)