Raportimi “top secret” në Komision i kreut të AKI’së për incidentin e Karaçevës

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 15:05
Raportimi “top secret” në Komision i kreut të AKI’së për incidentin e Karaçevës

Kreu i AKI’së, Kreshnik Gashi ka raportuar sot me dyer të mbyllura para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI’së.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e ka drejtuar Fatmir Xhelili, kryetar.

Sipas njoftimit për media të lëshuar nga Kuvendi, në këtë mbledhje, drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi, ka raportuar lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Me theks të veçantë, sipas njoftimit është diskutuar për rastin e hyrjes së ushtrisë serbe në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

(Kosova Sot Online)