AAK akuzon Albin Kurtin për rrugën Deçan-Plavë

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 11:45
AAK akuzon Albin Kurtin për rrugën Deçan-Plavë

AAK’ja e ka përfshirë edhe Vetëvendosjen në debatin për rrugën Deçan-Plavë.

Deputeti i kësaj partie, Rasim Selmanaj ka thënë se Vetëvendosje si parti opozitare nuk ka arsye të flet për rrugën Deçan-Plavë.

Selmanaj ka deklaruar se ishte pikërisht Qeveria Kurti ajo që i kishte hequr mjetet e ndara për këtë projekt.

“Tashmë kur rruga Deçan-Plavë u ba tëmë diskutimi, disa parti opozitare po e ngrisin zërin duke shpreh shqetësimin e tyre për nderprerjen e kësaj rruge te pjesa 5 kilometërshe. Ishte qeveria Kurti që i hoqi nga buxheti mjetët e ndara për këtë projekt! Sikur ato mjete të mos hiqeshin sot rruga Deçan-Plavë pothuajse kishte përfunduar Qeveria Kurti në njerën anë i ndaloi mjetet ndërsa në anën tjetër sot shpreh “shqetësim” e bënë “ kritika “, kto dyja nuk shkojnë bashkë! Megjithate rruga po bëhet” ka shkruar deputeti Selmanaj.

 

Rasim Selmanaj për rrugën Deçan-Plavë: Qeveria Kurti i hoqi mjetet për këtë projekt Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj...

Publiée par Grupi Parlamentar i AAK-së sur Mardi 18 août 2020

(Kosova Sot Online)