80 milionë euro më pak të inkasuara nga Dogana

  • G.G /
  • 19 August 2020 - 13:00
80 milionë euro më pak të inkasuara nga Dogana

Zëdhënësi i Doganës të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë e dogana është duke kaluar nëpër një vit të vështirë.

Stavileci ka bërë të ditur se, deri tash, dogana ka mbledhur rreth 620 milionë euro.

“Deri sot, dogana ka mbledhur rreth 620 milionë euro, të cilat nëse krahasohen me periudhën paraprake, jane më pak mbi 12 përqind se viti i kaluar, që i bie rreth 80 milionë euro më pak të inkasuara”, ka thënë ai për kanal10.

Ai shprehet se gjatë kësaj kohe, kryesisht ka pasur më shumë importe se sa eksporte.

“Është interesant fakti se, edhe pse po kalojmë në një periudhë të pandemisë, kemi pasur një rritje të eksportit për 13 përqind, pra prodhuesit tanë kanë arritu të gjejnë treg për t’i shitur produktet e tyre”, njofton Stavileci.

E, importi në përgjithësi ka shënuar rënie.

“Në krahasim me vitin e kaluar kemi rreth 200 milionë euro më pak vlerë të produkteve të importuara nga vendet tjera”, ka thënë Stavileci.

(Kosova Sot Online)