“I dhashë afat ta gjejë zgjidhjen për rrugën Deçan – Plavë”, Ramosaj flet pas takimit me Hotin

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 15:18
“I dhashë afat ta gjejë zgjidhjen për rrugën Deçan – Plavë”, Ramosaj flet pas takimit me Hotin

Kreu i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është deklaruar pas takimit që pati me të parin e Qeverisë, Avdullah Hoti.

Ramosaj ka shkruar në Facebook se pas temave të ngritura, Deçani ka filluar të ketë vëmendjen e duhur.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga Hoti që në një afat të arsyeshëm ta bëjë zgjidhje për ndërtimin e rrugës.

“Kam zhvilluar takim me kryeministrin Hoti, ku jam dakorduar t’i jap afatin e arsyeshëm të bëjë zgjidhjen e kontestit për ndërtimin e rrugës”, ka shkruar ai. 

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3965583900125070&id=1891305244219623

(Kosova Sot Online)