Brenda 24 orëve të fundit nëntë qytetarë kanë vdekur si pasojë e Covid 19

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 15:09
Brenda 24 orëve të fundit nëntë qytetarë kanë vdekur si pasojë e Covid 19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë ndërruar jetë 9 qytetarë. Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 425 persona. Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 11.848 raste nga 45.397 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 425 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.684 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.739.

(Kosova Sot Online)