Zemaj emëron anëtarët e rinj të Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 10:36
Zemaj emëron anëtarët e rinj të Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike

Ministri i Shëndetëtsisë, Armend Zemaj, ka emëruar anëtarët e rinj të Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tha se qëllimi i politikave të tij është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës.

“Emërova anëtarët e rinj të Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike. Puna e Bordit, kompetencat dhe përgjegjësitë janë të rregulluara me udhëzimin administrativ. Bordi, në baza të rregullta, do t’i raportoj ministrit. Puna e tyre e pavarur, do ta ketë përkrahjen time të plotë”, ka shkruar Zemaj.

Sipas tij, prioritet në këtë drejtim është ulja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit deri në 50%.

(Kosova Sot Online)