Arroganca e politikanëve të Kosovës po i kushton shtetit

Arroganca e politikanëve të Kosovës po i kushton shtetit
Arroganca e politikanëve të Kosovës po i kushton shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 20 August 2020 - 07:44

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Tash priten të merren vendime të rënda dhe shumë antishtetërore. Mund të shkojë çështja deri te ndarja dhe copëtimi i vendit. Ka mundësi që për çdo objekt kishtar të merren vendime të veçanta. Nëse nuk ndahet vendi mbetet Asociacioni i Thaçit e i Mustafes. Përgatitjet veç ekzistojnë. Qeveria e Kosovës vazhdon të jetë në gjumë. Irracionalizmi dhe padija, mos të them ndonjë thënie tjetër, po vazhdon të mbizotëroj mbi arsyen dhe seriozitetin e situatës. I takon Kuvendit të vepron urgjentisht”.

-Çështja e Manastirit të Deçanit dhe jo vetëm aty, por edhe e Graqanices, Patriarkanës së Pejës, janë pjesë të planit serbomadh për Asociacion, përkatësisht shtetit serb, dhe tregon paaftësinë dhe jo vetëm këtë, por edhe një lëshim të madh, deri në tradhti ndaj Kosovës nga udhëheqja e Kosovës gjatë këtyre 20 vjetëve. Dhënia e mbi 30 hektarë toke Manastirit të Deçanit, ndërtimi i mureve si kështjella në tokat shqiptare, është një tjetër veprim armiqësor. Kuptohet se Deçani është shembulli më i rëndë u shtetit. Aty edhe Gjykata Kushtetuese dhe aktgjykimin për tokat e manastirit janë të rënda, natyrisht se pa bazë ligjore dhe në kundërshtim me normat e fitimit të pronësisë mbi tokën. Tash kjo çështje do të vazhdon dhe po vazhdon edhe në qendrat tjera. Edhe Patriarkana e Pejës e ka ndërtuar murin deri në rrugën që dërgon në Rugovën legjendare. Manastiri i Graqanicës është rrethuar me mure. Shumë objekte iliro- shqiptare të Dardanisë u sllavizuan. Dhe, duke humbur kështu territor, objekte të kulturës etj., iu dha kriminelit Vuçiq mundësia që të dali me vendime e vendime dhe BE-ja po vazhdon të heshtë. Po heshtë edhe SHBA, NATO dhe OKB. Askush nuk po merret me gjenocidin serbomadhe. Shqiptarët janë keq. Udhëheqja e Kosovës po dështon vazhdimisht. Kryelartësia dhe arroganca e politikanëve të Kosovës po i kushton kombit tonë shumë. Mbase edhe të shkon nëvetëshkarkimi në llogari të Referendumit dhe të zgjedhjeve të reja në vend. Nuk duhet lejuar që të bëhet politikë për shtetin me këta njerëz jo kompetentë për të bërë pazar. Është koha e fundit të ndalen planet shkatërrimtare mbi shtetin dhe kombin sepse koha nuk pret”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".