Në mes të ditës e gjuajnë me armë një person në Fushë Kosovë, shpëton por i dëmtohet vetura

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 11:37
Në mes të ditës e gjuajnë me armë një person në Fushë Kosovë, shpëton por i dëmtohet vetura

Një person ka raportuar gjatë ditës së djeshme se në mes të ditës, një person i shoqëruar nga dy të tjerë, e kishte gjuajtur me armë, derisa ai ka shpëtuar pa lëndime, vetura e tij është dëmtuar.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Të dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)