Diktatori Kim Jong Un i transferon një pjesë të pushtetit motrës së vogël “për të liruar stresin”

  • G.G /
  • 20 August 2020 - 12:41
Diktatori Kim Jong Un i transferon një pjesë të pushtetit motrës së vogël “për të liruar stresin”

Diktatori koreano-verior  Kim Jong Un ka deleguar një pjesë të pushtetit të tij te motra e vogël Kim Yo-jong për ta “lehtësuar stresin”.

Lajmi është publikuar sot nga agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut.

Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare (NIS) thotë se Kim Jong Un do të vazhdojë të ketë pushtet absolut por gradualisht do të transferojë një pjesë të autoritetet te motra e votël, shkruan Mirror.

NIS-i tha: “Ani që lideri Kim ende ka pushtet absolut, gradualisht do të transferojë një pjesë të pushtetit, dhe ky nuk përbën vendim për trashëgimtarin e tij.”

Kimi pritet të transferojë edhe përgjegjësi të tjera te këshilltarët e tij përfshirë vëllain e vogël Kim Yeo-Jeong që është zëvendëspresident i Partisë së Punës Koreanoveriore.

(Kosova Sot Online)