Në 6 muajt e parë të këtij viti Suedia regjistroi më së shumti vdekje në 150 vjetët e fundit

  • E.K /
  • 20 gusht 2020 - 14:03
Në 6 muajt e parë të këtij viti Suedia regjistroi më së shumti vdekje në 150 vjetët e fundit

Në 6 mujorin e parë të këtij viti Suedia ka regjistruar më së shumti vdekje në 150 vjetët e fundit.

Suedia ndryshe ka vendet tjera evropiane ka ndjekur një strategji tjetër kundër pandemisë Covid-19 duke mos u mbyllur. Por nga janari deri në qershor janë regjistruar 4,500 vdekje nga Covid-19, numër ky i cili aktualisht ka arritur në 5 mijë e 800, shkruan The Guardian.

Në total në Suedi në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kanë vdekur 51 mijë e 405 persona. Kaq shumë njerëz në këtë vend nuk kanë vdekur që nga viti 1869 kur ndërruan jetë 55 mijë e 431 nga uria. Atë kohë Suedia numëronte popullsinë rreth 4.1 milionë ndërsa tani janë rreth 10.3 milionë.

Zyrtarët suedezë kanë deklaruar se vdekshmëria është rritur rreth 10 për qind nga Covid-19. Në muajin prill kjo përqindje kishte arritur deri në 40, për shkak të një rritje të numrit të vdekjeve të lidhura me koronavirusin.

Në Suedi nuk ka pas asnjëherë mbyllje totale sikurse në vendet tjera evropiane. Madje nuk ka pasur as mbyllje të shkollave dhe as shumicës së bizneseve. Suedia ishte fokusuar për luftimin e pandemisë me mbajtjen e distancës.

Por ndryshe nga Suedia, Norvegjia e cila ka përdorur masa restriktive ka shifra shumë më të mira të Covid-19 me vetëm 260 raste të vdekjes. 

(Kosova Sot Online)