Krimi i organizuar pushton shtetin, shqiptarët jua mësyjnë shteteve të perëndimit

Krimi i organizuar pushton shtetin, shqiptarët jua mësyjnë shteteve të perëndimit

Gani Qarri

  • 20 August 2020 - 07:32

Shkruan:Gani Qarri

“Raportimet flasin se në qershor, kur edhe rifilloi hapja graduale e fluturimeve dhe udhëtimeve nga toka, sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Azilantëve (EASO), rezulton se nga 394 aplikime për azil, 73% ishin shqiptar, me aplikime për herë të parë dhe pjesa tjetër ri aplikime, që në krahasim me muajin maj, kur kishte vetëm 90 aplikime në total, i bie, jo dyfishi apo trefishi, por edhe më shumë sesa katërfishim i shqiptarëve që për shkak të mjerimit, nga politikanët kriminel në vend të vet, detyrohen që për të mbijetuar, të kërkojnë azil, gjithandej në perëndim”.

-Sot fatkeqësisht, situata në vend, ka shkuar deri aty, sa edhe pas më tepër se dy dekadave në liri, bandat kriminale të cilat, pa miratimin e popullit,kanë kapur çdo gjë dhe forcërisht po sundojnë shtetin tonë të brishtë,ta sjellin Kosovën deri në atë gjendje mjeruese, sa që shqiptarët të ikin prej tyre ,nga sytë këmbët dhe kthejnë shpinën vendit të vet, më shumë se sa para çlirimit nga Serbia. Ndaj vet ky kaos i paprecedent,i krijuar nga këto banda,si në asnjë vend tjetër në rajon e më gjerë, vërteton para gjithë botës, se përderisa trojet shqiptare do të qeverisen nga gangsterë e kleptoman dhe kriminel të tillë, si këta që aktualisht kanë kapur për fyti, të dy shtetet tona,për aq kohë edhe shqiptarët do të mbeten populli më bredhës dhe me ikjen më të madhe nga vendet e tyre, të cilët do të vazhdojnë ti mbushin statistikat e shteteve evropiane me numrin më të madh të azilkërkuesve dhe ikjet, më masive nga shtetësia amë. Një tragjedi e tillë,e dyndjes së popullsisë shqiptare, ndodhë pikërisht për shkak të bllokadës totale të perspektivës dhe dështimit të vendosjes së rendit e të ligjit, pabarazisë katastrofale, nepotizmit tmerrues, korrupsionit galopant, krimit të organizuar dhe mungesës mbi 20 vjeçare të zhvillimit ekonomik, ku politikanët e kriminalizuar, në vend të hapjes së vendeve të punës dhe përurimit të fabrikave si në vendet fqinje, urojnë ngritjen e xhamive politike, në një shtet ku nga politika kriminale e politikbërësve hajna dhe të degjeneruar totalisht, humbë familje të stërvarfëruara prej tyre, sidomos në këtë kohë pandemie, detyrohen ti numërojnë edhe kafshatat e bukës së fëmijëve të vet, e cila mund tu mungojë për t`ua vënë në sofër, hiq më larg se ditën e nesërme. Kështu që,edhe sipas raportimeve më të reja, del se aplikimet e shqiptarëve për azil kanë shënuar tendencë rritjeje veçanërisht në 6 mujorin e dytë të këtij viti,pra menjëherë pas lehtësimit të masave të pandemisë, me gjithë rënien e përkohshme që pati në muajt prill e maj, për shkak të mbylljes së kufijve, nga problemet me Covid-19.

Pavarësisht vështirësive për të lëvizur dhe faktit që shtetasit e Shqipërisë nuk u lejuan të udhëtojnë e fluturojnë në vendet e BE-së, në qershor, sërish aplikimet për azil edhe nga Shqipëria mbeten më të larta, se sa nga të gjitha shtetet tjera të Ballkanit. Ndërsa pas Shqipërisë radhitet Kosova, shtetasit e të cilës renditen në vendin e dytë me 185 kërkesa për azil nga një popullsi rreth 1.5 milionëshe, të ndjekur nga Serbia me afër 10 milion banor,por me vetëm 134 azilkërkues, nga Bosnja me 4.5 milion, 94 kërkesa, Maqedonia me 44 dhe në fund Mali i Zi, 10 aplikime. Për ndryshim nga numri i kufizuar aktualisht për shkak të pandemisë, në janar dhe shkurt, kur situata e lëvizjeve ishte normale, kishte më shumë se 1000 aplikime në muaj për azil nga shqiptarët në njërin nga vendet e Bashkimit Evropian. Madje përkundër krizës me Covid-19,vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, pati mese 3400 aplikime nga shqiptarët për azil, nga të cilat rreth 20% ishin aplikime të reja. Ndaj dhe EASO thekson se niveli i ri, i aplikimeve nga shqiptarët është tejet i lartë,përkundër faktit se shtetet shqiptare renditen ndër shtetet me normat më të larta të refuzimit të azilit për shqiptarët, së bashku me vendet si Bangladeshi, Gambia, Gjeorgjia, India, Kazakistani, Moldavia, Serbia, dhe Ukraina. Fatkeqësisht të gjitha këto të dhëna, dëshmojnë se nga momenti eventual i liberalizimit të vizave për Kosovën, do të kemi një trend të pa kontrollueshëm për largim jashtë vendit, për shkak të kapjes së shtetit nga grupet e krimit të organizuar dhe korrupsionit alarmant,si dhe mungesës së perspektivës për të ardhme të sigurt dhe mirëqenie sociale e cila, tash e sa vite, po bllokohet nga veprimet zhvatëse dhe gllabëruese të bandave kriminale politike të cilat, ka vite e vite që kanë kapur çdo institucion dhe pore të shtetit”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".