Vala e dytë e koronavirusit, po afrohet

  • E.K /
  • 21 August 2020 - 13:29
Vala e dytë e koronavirusit, po afrohet

Spanja raporton për rritjen e rasteve me 295 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitale atje janë të shtruar mbi 124 mijë pacientë të prekur nga ky virus.

Sipas BBC-së, virusi po përhapet më shpejt se në çdo vend fqinj të këtij shteti. Franca ka raportuar gjithashtu një rritje të numrit të rasteve, ndërsa Gjermania dhe Italia kanë regjistruar numrin e tyre më të lartë të të infektuarve që nga fundi i prillit ose majit.

Spanja regjistron 100 deri 150 raste në ditë dhe ky numër është rritur në më shumë se 3,000 deri tani që nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme të 21 qershorit.

Sezoni i turizmit ka zhvendosur në listë të zezë edhe Spanjën, kështu duke shmangur shkallën më të lartë të infeksioneve.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4.83 milionë, me mbi 1.8 milionë të shëruar dhe mbi 319 mijë të vdekur.

(Kosova Sot Online)