Parashikimi i frikshëm i ekspertëve: Nëse shkrihet “Greenland”, Londra, Florida…zhduken

  • E.K /
  • 21 August 2020 - 13:24
Parashikimi i frikshëm i ekspertëve: Nëse shkrihet “Greenland”, Londra, Florida…zhduken

Akullnaja e Greenland ka arritur një rekord negativ gjatë vitit të kaluar. Në një shkrim të botuar në revistën ‘Communications Earth and Environment’ zbuloi se në vitin 2019 janë shkrirë rreth 532 miliard ton akull, ku vetëm në muajin korrik janë shkrirë rreth 223 miliard ton akull.

Në krahasim me vitet e tjera sipas matjeve dhe regjistrimeve të bëra nga viti 2003-2016 janë shkrirë mesatarisht 255 miliard ton akull çdo vit.

“Ne kemi dokumentuar një rekord  tjetër për Greenland”, tha Ingo Sasgen, një glaciolog në Institutin Alfred Wegener për Kërkime Polare dhe Detare.

Raporti ka paralajmëruar se shkrirja e shpejtë e akullnajës mund të rrisë nivelin e deteve, dhe bota do të përballej me pasoja të rënda.

Greenland është një territor autonom i Danimarkës dhe rreth 79% e sipërfaqes së saj është e mbuluar nga akulli.

Shkrirja e akullnajave atje rrit mesatarisht nivelin e deteve 1mm në çdo vit, shkencëtarët besojnë se me këto nivele pas 1 shekulli niveli i deteve do të rritet me 1 metër.

Sipas llogaritjeve rreth 300 milion njerëz dhe qytetet si Shangai, Londra, Hong-Kongu dhe Florida rrezikohen drejtpërdrejtë nga ky fenomen.

(Kosova Sot Online)