OBSH: Mbi 782 mijë viktima nga Covid-19

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 23:32
OBSH: Mbi 782 mijë viktima nga Covid-19

Rastet e infektimit me COVID-19 kaluan shifrën e 22 milionëve në mbarë botën, ndërsa bilanci i vdekjeve shkoi mbi 782 mijë, sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Konkretisht, të dhënat e OBSH’së tregojnë se infektimet arritën në 22 milionë e 256 mijë e 220 njësi, ndërsa vdekjet në 782 mijë e 456.

Shtetet e Bashkuara dhe Brazili janë vendet më të prekura si sa i takon infektimeve ashtu edhe vdekjeve. Përkatësisht, Amerika ka raportuar 5 milionë e 431 mijë e 46 raste infektimi dhe 170 mijë e 640 vdekje; ndërsa Brazili 3 milionë e 407 mijë e 354 raste të konfirmuara dhe 109 mijë e 888 vdekje.

Pas tyre sa i takon infektimeve vijnë India, me 2 milionë e 836 mijë e 925 raste të konfirmuara, Rusia me 942 mijë e 106 dhe Afrika e Jugut me 596 mijë e 60. Më pas renditen vendet e Amerikës Latine si Peruja, Meksika, Kolumbia dhe Kili.

Sa i takon vdekjeve, në vend të tretë dhe të katërt vijnë Meksika, me 75 mijë e 774 raste dhe India, me 53 mijë e 866.

Në Evropë, e para është Britania me mbi 41 mijë raste, Italia me mbi 35 mijë, të ndjekura nga Franca dhe Spanja, përkatësisht me mbi 30 dhe 28 mijë raste.

Sipas zyrave rajonale të OBSH’së, kontinentet amerikane mbeten zonat më të prekura, të ndjekura nga kontinenti evropian.

Ndërkohë, edhe në Afrikë ka pasur një rritje të rasteve të konfirmuara, që janë ngjitur në 1 milion e 148 mijë e 849 dhe vdekjet në 26 mijë e 664.

(Kosova Sot Online)