Dy punëtorë të KEK’ut rrahen më njëri-tjetrin, arrestohen nga policia

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 10:11
Dy punëtorë të KEK’ut rrahen më njëri-tjetrin, arrestohen nga policia

Dy punëtorë të KEK-ut janë rrahur dje në mes vete dhe më pas janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, të dyshuarit janë përleshur pas një mosmarrëveshje dhe kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF në Obiliq dhe më pas në QKUK.

Tutje është bërë e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR: Obiliq 20.08.2020-19:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar punëtor të KEK-ut  të cilët  për shkak të një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes veti. Dy të dyshuarit kishin pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF Obiliq dhe më pas edhe në QKUK. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)