Shqiptari humb jetën në vendin e punës në Greqi

  • E.K /
  • 22 August 2020 - 10:40
Shqiptari humb jetën në vendin e punës në Greqi

Një shqiptar ka humbur jetën në Greqi, teksa kishte shkuar në vendin e tij të punë.

Ngjarja e rëndë u shënua në zonë ne Sylida, teksa emigranti shqiptar, rreth 53 vjeç, kishte shkuar për tu kujdesur për disa ullishte.

Shqiptari ishte ndjerë keq duke punuar, ku pavarësisht ndihmës së dhënë të punëtorëve të tjerë, gjeti vdekjen në spital.

I ndjeri ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë në Shqipëri, teksa vetë emigronte rregullisht për të siguruar të ardhura për familjen.

Deri më tani identiteti i viktimës nuk bëhet me dije.

(Kosova Sot Online)