Këto janë temperaturat për sot

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 08:50
Këto janë temperaturat për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat në orët e vona mund të sjellin reshje të izoluara shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona qendrore dhe veriperëndimore të vendit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s.

(Kosova Sot Online)